PALERMO | 22 TË ARRESTUAR NGA “BANDA E KALLASHNIKOVËVE”.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 8 minutes ago
- 1 min read

Palermo, Itali | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) në bashkëpunim me Karabinierinë e komandës provinciale arrestuan:
1- Njëzet e dy (22) subjekte (shtatë prej të cilëve u njoftuan për urdhër-arrestin në burg) të përfshirë në përshkallëzimin e veprimtarive kriminale në qytet në muajt e fundit.
Hetimi u koordinua nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e udhëhequr nga prokurori Mauricio di Luçia (Maurizio de Lucia).
Ata besohet të jenë autorët dhe nxitësit e sulmeve dhe kërcënimeve që (nga nëntori i vitit 2025 deri pak ditë më parë) goditën lagjen mafioze Tommaso Natale-San Lorenco (Lorenzo).
Nëntë të dyshuar akuzohen për zhvatje, tentativë zhvatjeje dhe posedim të paligjshëm të armëve luftarake, me rrethana rënduese që lidhen me mafian.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










