PAKISTAN | 10 OFICERË POLICIE DHE 37 LUFTËTARË SEPARATISTË U VRANË NË SHKËMBIME ZJARRI NË BALOÇISTAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 31
- 1 min read

Islamabad, Pakistan | “Të paktën dhjetë anëtarë të forcave të sigurisë dhe 37 luftëtarë separatistë u vranë në sulme të koordinuara nga separatistët në provincën jugperëndimore të Balochistanit të Pakistanit”.
Kështu tha një burim zyrtar.
“Terroristët nisën sulme të koordinuara këtë mëngjes në më shumë se 12 vende”, tha një zyrtar i lartë i sigurisë, për agjencinë franceze të lajmeve “Afp” (duke folur në kushte anonimiteti sepse nuk ishte i autorizuar të fliste me median).
“Tridhjetë e shtatë terroristë janë eliminuar. Dhjetë anëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur”, tha burimi në fjalë, mes dhunës së fundit që ka përfshirë rajonin, i cili, është përfshirë nga një kryengritje separatiste.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments