top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAKISTAN | SHKOI NË 60 NUMRI I TË VDEKURVE NË NJË QENDËR TREGTARE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 24
  • 1 min read

Islamabad, Pakistan | Numri i të vdekurve nga zjarri që përfshiu një qendër tregtare në Karaçi të Pakistanit është rritur në të paktën gjashtëdhjetë.


Policia dhe zyrtarët raportuan se u gjetën tridhjetë trupa në një dyqan brenda ndërtesës.


Zjarri shpërtheu të shtunën në mbrëmje në qendrën tregtare në rrugën MA Jinnah - një zonë tregtare me popullsi të dendur në Karaçi.


Zjarrfikësit luftuan me flakët për më shumë se 30 orë përpara se ta shuanin të hënën.


Zv/Inspektori i Përgjithshëm i Karaçit Jugor, Seid (Syed) Asad Raza, tha se identifikimi i viktimave mbetet i vështirë pasi shumë trupa kanë djegie të rënda.


Policia tha se një skuadër kundër bombave po mbledh mostra nga disa kate dhe nga trupat për të praninë ose jo të eksplozivëve.


Autoritetet shtuan se deri më tani nuk janë gjetur prova që të sugjerojnë se incidenti ishte një akt terrorizmi.


Kryeministri i Sindhit, Murad Ali Shah, shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe urdhëroi zyrtarët të ofrojnë ndihmë, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhduan mes frikës se numri i të vdekurve mund të rritet.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page