top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAKISTAN | SULM VETËVRASËS ME BOMBË KUNDËR SELISË SË POLICISË FEDERALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 hours ago
  • 1 min read
ree

Islamabad, Pakistan | Persona të armatosur dhe një kamikaz sulmuan selinë e forcave paraushtarake në qytetin veriperëndimor pakistanez të Peshauarit”.


Enti mediatik “Al Jazeera” e raporton këtë lajm.


Gazeta “Dawn” raportoi se selia e Policisë Federale ishte nën sulm dhe se një sulmues vetëvrasës kishte shpërthyer eksplozivë në hyrje të kompleksit.


Gazeta citoi burime policore dhe të sigurisë në Peshauar. Burimet thanë se dy luftëtarë u vranë dhe se forcat e sigurisë kishin rrethuar zonën.


Agjencia kanadeze e lajmeve Rojtërs (Reuters) raportoi se kompleksi u godit nga dy kamikazë, duke vrarë të paktën tre persona.


Bombarduesi i parë vetëvrasës sulmoi fillimisht hyrjen kryesore të policisë, dhe tjetri hyri në kompleks”, tha një zyrtar i lartë që foli në kushte anonimiteti.


Agjencitë e zbatimit të ligjit, përfshirë ushtrinë dhe policinë, kanë rrethuar zonën dhe po e trajtojnë situatën me kujdes, pasi dyshojmë se terroristët janë brenda selisë”, shtoi zyrtari.


Selia e zbatimit të ligjit ndodhet në një zonë të mbushur me njerëz, pranë një kazerme ushtarake.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page