ORGANIZATAT JO-QEVERITARE “AMNESTY INTERNATIONAL ITALIA” DHE “GREENPEACE ITALIA”: NUK KA ARMËPUSHIM NË GAZË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Në ditën e takimit të parë të Bordit të Paqes për Gazën, organizata jo-qeveritare “Amnesty International Italia” dhe “Greenpeace Italia” sollën një ekran gjigant në Pallatin Kixhi (Palazzo Chigi) dhe Pallatin Farnesina, duke shfaqur pamje të bombardimeve izraelite që ndodhën pas marrëveshjes së armëpushimit të tetorit të kaluar, për të denoncuar shkeljet e vazhdueshme të armëpushimit në Rripin e Gazës.
Kështu shkroi organziata “Greenpeace” në një deklaratë.
Ekrani shfaqi gjithashtu mesazhet e mëposhtme drejtuar qeverisë italiane:
1- “A ju duket ky si armëpushim”?
2- “Armëpushim 130-ditor, 600 palestinezë të vrarë”.
3- “Jo më armë për Izraelin”.
4- “Ndalo gjenocidin në Gazë”.
Me veprimin e sotëm, organizatat jo-qeveritare “Amnesty International Italia” dhe “Greenpeace Italia” i bëjnë thirrje qeverisë Meloni të angazhohet për t'i dhënë fund gjenocidit, aparteidit dhe pushtimit të paligjshëm të Territorit Palestinez, si dhe për një proces paqeje të qëndrueshëm të bazuar në drejtësi dhe të drejta.
Të dy organizatat bëjnë thirrje gjithashtu për një ndërprerje të menjëhershme të të gjitha furnizimeve dhe transferimeve të armëve, municioneve dhe pajisjeve të tjera ushtarake dhe të sigurisë për Izraelin, si dhe ofrimin e trajnimeve dhe ndihmës tjetër ushtarake për sigurinë.
Edhe pse injorohet pothuajse plotësisht në media, palestinezët vazhdojnë të vdesin në Rripin e Gazës.
Që nga fillimi i armëpushimit më 9 tetor 2025, viktimat palestineze kanë arritur tashmë në më shumë se 600, përfshirë mbi 100 fëmijë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments