ORGANIZATA TERRORISTE HAMAS PO VENDOS 7 MIJË MILICË NË GAZË PAS TËRHEQJES SË FORCËS MBROJTËSE TË IZRAELIT PËR TË RIFITUAR KONTROLLIN E ZONAVE PA USHTARË IZRAELITË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 11
- 1 min read

Gazë | “Hamasi ka thirrur rreth 7000 anëtarë të forcave të tij të sigurisë për të rivendosur kontrollin mbi zonat e Gazës të braktisura së fundmi nga trupat izraelite, duke emëruar pesë guvernatorë të rinj, të gjithë me përvojë ushtarake, disa prej të cilëve, më parë komandonin brigada të krahut të saj të armatosur për të mbikëqyrur operacionet”, thanë burime lokale për entin mediatik “BBC”.
Sipas raportimeve nga Gaza, njësi të armatosura të organizatës terroriste Hamas janë vendosur tashmë në disa rrethe, disa të veshura me rroba civile dhe të tjera me uniformat blu të policisë së Gazës.
“Vendosja e Hamasit – tha enti mediatik ‘BBC’ - ishte pritur gjerësisht për shkak të pasigurisë në rritje se kush do ta qeverisë Gazën pasi të përfundojë lufta, një çështje kyçe që mund të ndërlikojë nisjen e fazës së dytë të planit të Tramp (Trump), i cili, bën thirrje për çarmatimin e Hamasit”.
Një zyrtar i organizatës terroriste Hamas jashtë vendit nuk pranoi të komentonte drejtpërdrejt mbi raportet e vendosjeve të forcave të sigurisë, por deklaroi se ne nuk mund ta lëmë Gazën në mëshirën e hajdutëve dhe milicive të mbështetura nga pushtimi izraelit.
Armët tona janë legjitime, ato ekzistojnë për t'i rezistuar pushtimit dhe do të mbeten të tilla për sa kohë që pushtimi vazhdon.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments