IZRAELI: KAMIONËT ME NDIHMA PO HYJNË NË GAZË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 11
- 1 min read

Gazë | Agjencia izraelite që menaxhon transferimin e ndihmës humanitare (COGAT) i tha entit mediatik “CNN” se sot në Gaza hynë disa kamionë - pa specifikuar numrin e tyre.
Sipas COGAT-it, kamionët përmbajnë kryesisht ushqim, pajisje mjekësore, furnizime për strehim, si dhe karburant për operacionet thelbësore dhe gaz gatimi.
“Pajisjet thelbësore për riparimin e infrastrukturës kritike do të lejohen gjithashtu”, tha ajo.
Programi Botëror i Ushqimit njoftoi se ka filluar të zgjerojë operacionet e tij.
“Në javët e ardhshme, WFO-ja do të rrisë numrin e furrave të bukës”, shtoi ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments