PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: NËSE U ARRIT TË NDALOHET LUFTA NË GAZË ATËHERË MUND TË NDALOHET EDHE AJO E RUSISË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 11
- 2 min read

Kiev, Ukrainë | “Nëse u arrit të ndalohet lufta në Gazë, atëherë mund të ndalohet edhe ajo e Rusisë”.
Udhëheqësi i Kievit foli përsëri me Presidentin Danlld Tramp (Donald Trump).
“Gjatë telefonatës - raportoi enti mediatik ‘Axios’ – Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) dhe Presidenti Zelenski diskutuan dërgimin e raketave Tomahawk me rreze të gjatë veprimi dhe forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës përmes përdorimit të avionëve amerikanë F-16”.
“Biseda - shpjegoi Presidenti Zelenski - ishte shumë produktive”.
Takimi u zhvillua në një kohë të vështirë për Kievin. Sulmet e Moskës janë intensifikuar në javët e fundit, duke synuar infrastrukturën energjetike në dritën e dimrit të ftohtë.
Gjatë natës midis të premtes dhe të shtunës, Oblasti i Odesës u vu në shënjestër, duke lënë 44 vendbanime në rajon pa energji elektrike.
Në të njëjtën kohë, Ukraina njoftoi se kishte zmbrapsur një sulm të ri rus në Donetsk dhe kishte rivendosur energjinë elektrike në bregun e majtë të lumit Dnieper, në Kiev.
Biseda midis tyre zgjati rreth 30 minuta dhe shërbeu për të ilustruar se si, edhe për presidentin amerikan, i ashtuquajturi efekti i Alaskës duket se ka mbaruar.
Vendosja e raketave Tomahawk mund të ketë, në çdo rast, një ndikim të konsiderueshëm në ekuilibrin e fuqisë midis Moskës dhe Kievit.
Rrezja e këtyre armëve është afërsisht 2500 kilometra dhe mbi 2000 vende ruse mund të jenë në shënjestër.
“Ka mundësi të mira, ide të forta se si të na forcojnë vërtet. E informova për sulmet e Rusisë ndaj energjisë sonë. Jam mirënjohës për gatishmërinë e tyre për të na mbështetur”, tha Presidenti Zelenski.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments