GAZË | ORGANIZATA TERRORISTE HAMAS: 33 PALESTINEZË TË VRARË + 88 TË PLAGOSUR NË 24 ORËT E FUNDIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read

Gazë | “Të paktën 33 palestinezë, përfshirë 12 fëmijë dhe 8 gra, janë vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite (IDF) në Gazë, gjatë 24 orëve të fundit”.
Kështu deklaroi Ministria e Shëndetësisë e Rripit të Gazës, e kontrolluar nga organizata terroriste Hamas, siç raportohet nga enti mediatik izraelit “Haaretz”.
E njëjta ministri raporton se 88 subjekte të tjerë u plagosën në të njëjtat rrethana.
“Disa viktima të sulmeve janë ende nën rrënoja, kështu që numri i raportuar mund të ndryshojë”, u tha më tej në deklaratë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments