ORGANIZATA TERRORISTE HAMAS: E ARDHMJA E GAZËS DUHET TË FILLOJË ME FUNDIN E AGRESIONIT IZRAELIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Gazë | “Diskutimet mbi të ardhmen e Gazës duhet të fillojnë me një ndërprerje të plotë të agresionit izraelit”.
Kështu tha organizata terroriste Hamas, duke iu përgjigjur vërejtjeve të bëra në takimin e parë në Uashington të Këshillit të Paqes - të thirrur nga Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump).
“Çdo proces politik ose marrëveshje në diskutim lidhur me Rripin e Gazës dhe të ardhmen e popullit tonë palestinez duhet të fillojë me një ndërprerje të plotë të agresionit, heqjen e bllokadës dhe garantimin e të drejtave legjitime kombëtare të popullit tonë, kryesisht të drejtës për liri dhe vetëvendosje”, thuhet në deklaratën e saj.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments