ORGANIZATA NDËRKOMBËTARE PËR MIGRACIONIN (IOM): 62 TË VDEKUR DHE 12 TË ZHDUKUR NË MESDHEUN QENDROR NË 2025.


Tripoli, Libi | Të paktën 62 persona kanë vdekur dhe 12 janë zhdukur në rrugën qendrore të Mesdheut, nga fillimi i vitit deri më 8 shkurt.
Kjo u njoftua nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në Libi, në përditësimin e saj të fundit të publikuar në rrjetin social virtual Iks (X).
Në të njëjtën periudhë, saktëson agjencia e OKB-së, emigrantët e kapur në det dhe të kthyer në Libi ishin 3188, nga të cilët 2633 burra, 393 gra dhe 162 të mitur.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments