OPOZITA POLITIKE ENDE NË KËRKIM TË VOTËS SË LIRË PAS 33 VITESH RAMIZOKRACI + BANDOKRACI + KLEPTOKRACI!
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 20, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Filloi sot, ashtu sikundër ishte paralajmëruar një manifestim (çuditërisht u njoftua si protestë), një shplodhje këmbësh, nga ato që kryen prej vitesh (të cilat, as që ia lëvizin qerpikun shumicës në pushtet, e jo më ta detyrojnë të dorëhiqet) e qytetarëve që kanë pakënaqësi nga mënyra se si qeveriset aktualisht Shqipëria. https://impressexaltsculptor.com/dsr8pqj46h?key=82490d6db4557769976a4f970633e2e6
Kjo ngjarje, që mbahet 33 vjet pas revolucionit të rremë studentor të vitit 1991, e gjen Shqipërinë ku thërret qameti.
Me qindëra e mijëra qytetarë shqiptarë të pamundur që ta gjejnë veten në atdheun e tyre, kanë gjetur si kundërpërgjigje largimin nga Shqipëria, (braktisjen pa mëdyshje të saj), në drejtim të Europës, a ku të mundin, tutje saj.
Ndërsa, opozita vetëquajtur e djathtë, gjendet thellësisht e përçarë, pothuajse në luftë civile, dhe ç’është më e rëndësishmja, pa një bosht ideollogjik vlerash politike të djathta, të atyre vlerave të djathta me të cilat identifikohet e djathta amerikane dhe europiane, dhe ç’është më e keqja, me një udhëheqës të sanksionuar me akuza që lidhen me minimin e demokracisë nga qendrat më të mëdha të pushtetit politik euro-atllantik, i cili, aktualisht gjendet nën hetim penal paraprak me masë sigurimi “arrest në shtëpi”.
Opozita tjetër, ajo e bash kuqja komuniste (gjoja e reformuar në socialiste), nuk e ka kreun e saj në protestë.
Kryeministri aktual, i cili, është shënjestra e këtij manifestimi, ia ka valuar për në Turqi, ku u takua me presidentin Erdogan, i shoqëruar nga një shpurë ministrash.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)














































Comments