top of page
E BARDHË SHIRIT.png

OPERACION I GJERË POLICOR NË 10 LAGJE TË VARFËRA (FAVELA) TË RIOS: 20 ARRESTIME | 2 MIJË AGJENTË TË MOBILIZUAR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 17, 2024
  • 1 min read
ree

Rio de Zhanerio, Brazil | Të paktën 20 persona u arrestuan në një operacion të gjerë të policisë së Rio de Zhaneiros në favela (lagje të varfëra) të ndryshme të metropolit brazilian të dominuar nga trafikantët e drogës dhe të ashtuquajturat milici, d.m.th. grupe paraushtarake të formuara nga ish-policë.

 

Rreth 2000 policë u mobilizuan në aksionin blic i cili prek dhjetë komunitete në Zonën Perëndimore, rajoni që ka regjistruar shkallën më të lartë të krimit në Rio në muajt e fundit.

 

Sipas autoriteteve, tre granata u gjetën në bordin e një makine të sekuestruar që përdorej për transportin e trafikantëve të drogës.

 

Guvernatori i shtetit të Rios, Klaudio Kastro (Cláudio Castro) - aleat i ish-presidentit të krahut të djathtë, Jair Bolsonaro - tha se operacioni - rezultat i një pune të madhe të inteligjencës - do të zgjasë pafundësisht.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page