OKB: RINDËRTIMI I GAZËS DO TË KUSHTOJË NGA 30 DERI NË 40 MILIARDË $.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 3, 2024
- 1 min read
Jorku i Ri, Amerikë | Sipas OKB-së, rindërtimi i Rripit të Gazës, i shkatërruar nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit, do të kushtojë nga 30 deri në 40 miliardë dollarë.
“Përllogaritjet e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) për rindërtimin e të gjithë Rripit tejkalojnë 30 miliardë dollarë, ndoshta deri në 40 miliardë dollarë”, saktësoi z. Abdallah al-Dardari, drejtor i zyrës rajonale për Agjencinë e Shteteve Arabe.
“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë - shtoi ai - dhe ky është një mision me të cilin komuniteti ndërkombëtar nuk është përballur që nga Lufta e Dytë Botërore.”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






















