OKB: MIANMARI ËSHTË PRODHUESI NR.1 NË BOTË I OPIUMIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 12, 2023
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Sipas raportit të fundit nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC), Mianmari është prodhuesi më i madh në botë i opiumit: këtë vit (ish-Burma) ka prodhuar rreth 1080 ton opium, i cili, është thelbësor për prodhimin e heroinës. Aghanistani tashmë u mposht. Prillin e kaluar, talebanët ndaluan kultivimin e lulëkuqes, duke rezultuar në një rënie prej 95% të prodhimit të opiumit. Sipërfaqja e përdorur gjithashtu u tkurr nga 233000 hektarë në fund të vitit 2022, në 10800 në vitin 2023. Rajoni kufitar “Trekëndëshi i Artë”, midis Mianmarit, Laosit dhe Tajlandës ka qenë prej kohësh qendra e prodhimit dhe trafikut të paligjshëm të drogës, veçanërisht metamfetaminës dhe opiumit. Vlera totale e vlerësuar e ekonomisë së opioideve të Mianmarit është rritur në mes 1 miliard dhe 2.4 miliardë dollarë, ekuivalente me 1.7 për qind deri në 4.1 për qind të PBB-së së vendit 2022. Ekonomia legale e Mianmarit është shkatërruar nga konflikti dhe paqëndrueshmëria, që kur ushtria erdhi në pushtet në vitin 2021, duke shtyrë shumë fermerë në kultivimin e lulekuqes. “Qasja e dobët në tregje dhe infrastrukturë shtetërore duket se ka luajtur një rol të rëndësishëm në vendimet e fermerëve në fund të vitit 2022 për të rritur më shumë lulëkuqe”, thuhet në raportin e OKB-së. Për më tepër, sipas UNODC, kultivimi i lulëkuqes në Mianmar po bëhet më i rafinuar, me investime më të mëdha dhe praktika më të mira - duke përfshirë ujitje më të mirë dhe përdorimin e plehrave - duke rritur rendimentet. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



























Comments