OKB-ja: MBI 8 MILIONË REFUGJATË JANË TË KËRCËNUAR NGA RËNIA E NDIHMËS HUMANITARE.

Gjenevë, Konfederata e Zvicrës | “Shkurtimet buxhetore po i çojnë organizatat e mbështetjes së refugjatëve në pikën e kulmit në disa fusha kyçe, ku gati 8.3 milionë njerëz rrezikojnë të mbeten pa ndihmë këtë vit”.
Kështu tha Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).
“Mbrojtja nuk mund të zvogëlohet për një kohë të pacaktuar pa shkaktuar shembjen e sistemeve.
Nën një prag të caktuar, shërbimet jo vetëm që arrijnë te më pak njerëz, por mund të pushojnë së funksionuari plotësisht, duke i lënë më të prekshmit pa mbrojtjen që u nevojitet”.
Kështu tha drejtori i marrëdhënieve me jashtë i UNHCR-së, Dominik Hajd (Dominique Hyde) me rastin e publikimit të një raporti nga organizata.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments