OBSERVATORI KUBANEZ I TË DREJTAVE TË NJERIUT AKUZON QEVERINË KOMUNISTE TË KUBËS PËR BLLOKIMIN E NDIHMËS PËR ZONAT E PREKURA NGA URAGANI MELISA | NË GUANTANAMO QYTETARËT PO VDESIN PËR BUKË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 3, 2025
- 1 min read

Havanë, Kubë | Observatori Kubanez i të Drejtave të Njeriut (OCDH) ka akuzuar qeverinë e Presidentit Diaz-Kanel (Díaz-Canel) se po bllokon, për arsye politike, karvanet e ndihmave të organizuara nga kishat dhe grupet civile të pavarura që drejtoheshin për në provincat lindore të ishullit, të cilat, u goditën nga Uragani Melissa.
Organizata me seli në Madrid e denoncoi këtë vendim si përkeqësim të emergjencës humanitare, pasi gjestet e solidaritetit shihen si një kërcënim nga regjimi.
“Qeveria këmbëngul - deklaron OCDH - që të gjitha ndihmat duhet të menaxhohen përmes organeve të saj mbikëqyrëse, Komiteteve të Mbrojtjes së Revolucionit, duke preferuar të rivendosë kontrollin total në vend që të lejojë iniciativën civile”.
Ndërkohë, në Guantanamo, uria ka nxjerrë protestuesit në rrugë; dhjetëra banorë të lagjes Hi Çi Min (Ho Chi Minh) protestuan, duke kërkuar ushqim dhe ndihmë.
“Njerëzit nuk e durojnë dot më”, tha aktivisti Miguel Ángel López Herrera, ndërsa videot amatore tregonin qytetarë që bërtisnin kundër faktit se ishin braktisur nga shteti.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments