top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NË TEL AVIV U KRYE FUNERALI I ISH-PENGUT TË HAMASIT TSAHI IDAN: AI U VRA NË ROBËRI NGA HAMASI | AI U VARROS PRANË VAJZËS SË TIJ 18-VJEÇARE QË VDIQ GJATË SULMIT TERRORIST TË HAMASIT MË 7 TETOR 2023.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Mar 1, 2025
1 min read

Jeruzalem, Izrael | Ish-pengu Tsahi Idan, i cili, u vra në robëri në Gaza dhe trupi i të cilit u kthye në Izrael këtë javë u varros në Kibucin (Kibbutz) Einat pas një kortezhi publik.

 

Procesioni nisi nga stadiumi Bllumfilld (Bloomfield) në Tel Aviv, një vend simbolik pasi viktima Idan ishte një tifoz i zjarrtë i “Hapoel”-it të Tel Aviv-it.

 

Ai kaloi nëpër disa pika në qendër të vendit, ku arkivoli u prit për lamtumirën e fundit nga popullata, para se të arrinte në kibucin Einat.

 

Viktima Idan u varros pranë vajzës së tij 18-vjeçare, Majanit (Maayan), e cila, u vra më 7 tetor nga terroristët e Hamasit, të cilët, hapën zjarr përmes derës së dhomës së sigurt në kibuc përpara se të merrnin rob viktimën Tsahi.

 

Gruaja e tij, Gali, dhe tre fëmijët e tjerë mbijetuan.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All
GREQI | STUHI TË FORTA GODITËN ISHULLIN E KRETËS.

Hania, Ishulli i Kretës, Greqi | Stuhi të forta vazhduan të godisnin ishullin jugor të Kretës të shtunën, duke shkaktuar përmbytje dhe dëme të mëdha dhe duke i shtyrë autoritetet të shpëtonin dhjetëra

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page