NË ITALI U REALIZUA FLUTURIMI I PARË NË BOTË I NJË ROBOTI HUMANOID I EMËRTUAR IRONCUB3.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 19
- 2 min read

Romë, Itali | Fluturimi i parë në botë i një roboti humanoid të pajisur me motor reaktiv u zhvillua në Itali, brenda laboratorëve të Institutit Italian të Teknologjisë në Xhenova.
Grupi kërkimor i koordinuar nga z. Daniele Puçi (Pucci) arriti ta bënte iRonCub3 të fluturonte 50 centimetra mbi tokë dhe të kryente manovra të kontrolluara, duke demonstruar për herë të parë se kjo është e mundur.
Studiuesve iu desh të kapërcenin sfida të konsiderueshme teknike që kërkonin 2 vjet punë dhe shumë studime mbi aerodinamikën e një trupi të ngjashëm me njeriun, të cilat, tani janë botuar në revistën “Nature Communications Engineering” me bashkëpunimin për Italinë edhe të Politeknikut të Milanos.
Qëllimi i ardhshëm është zbatimi i kësaj teknologjie në misionet e kërkim-shpëtimit ose për të eksploruar mjedise ekstreme.
“Ky hulumtim është rrënjësisht i ndryshëm nga robotika tradicionale humanoide dhe na ka detyruar të bëjmë një hap të konsiderueshëm përpara krahasuar me gjendjen e teknologjisë”, tha z. Puçi (Pucci).
“Aerodinamika luan një rol kyç; temperatura e shkarkimit të turbinave mund të arrijë 800 gradë dhe gazi i emetuar i afrohet shpejtësisë së zërit.
Prandaj, e gjithë platforma robotike duhet të jetë në gjendje të vlerësojë dinamikën e fluturimit në kohë reale.
Kryerja e eksperimenteve në këta robotë - vazhdon ai - është interesante, si dhe e rrezikshme, dhe nuk lë vend për improvizim”.
iRonCub3 peshon rreth 70 kilogramë dhe është i pajisur me 4 motorë reaktivë; 2 të montuar në krahë; 2 në një çantë shpine të vendosur në shpinë.
Autorët e studimit u përqendruan në ekuilibrin dinamik të robotit gjatë fluturimit, i cili, u bë veçanërisht kompleks nga morfologjia humanoide shumë e ndryshme nga ajo kompakte e dronëve konvencionalë.
Inteligjenca Artificiale gjithashtu erdhi në ndihmë, duke ndihmuar në vlerësimin e të gjitha forcave në veprim në kohë reale.
Në muajt në vijim, eksperimentet mbi prototipin do të vazhdojnë në një zonë më të madhe, falë një bashkëpunimi me Aeroportin e Xhenovës, i cili, do të ofrojë një zonë të dedikuar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments