NË EUROPË ZHDUKEN 250 MIJË FËMIJË NË VIT | 1 NË ÇDO 2 MINUTA | www.azzurro.it
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 25, 2023
- 2 min read

Romë, Itali | Në vitin 2022, vetëm në Itali, janë regjistruar 17130 raportime për të mitur të zhdukur, nga të cilat 14410 kanë të bëjnë me grupmoshën 15-17 vjeç. Nga 17130 ankesa, mesatarisht 47 në ditë, 75,9% kanë të bëjnë me të huajt (mesatarisht 36 në ditë) dhe 24,1% me italianë (mesatarisht 11 në ditë). Këto janë disa nga të dhënat nga dosja e Telefonit Blu (Telefono Azzurro) e titulluar “Fëmijët e padukshëm” që do të prezantohet nesër më 25 maj në Romë, në Teatrin Rossini, në Piazza di Santa Chiara, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve të Zhdukur. “Është e papranueshme që edhe sot fëmijët nuk mbrohen. Vlerësimet thonë se vetëm në Evropë rreth 250 mijë të mitur zhduken çdo vit, një në dy minuta”, thotë Telefoni Blu (Telefono Azzurro). “Zhdukja e fëmijëve përfaqëson një nga plagët më dramatike të shoqërisë sonë dhe është një temë që është zgjeruar vitet e fundit, veçanërisht sot me luftën në Ukrainë me fëmijët që ikin nga lufta ose deportohen”, – thotë Ernesto Kafo (Ernesto Caffo), president i Sos Fondacioni Telefoni Blu (Il Telefono Azzurro). Kjo plagë është si një lëngatë e dijes dhe vëmendjes, si dhe e sigurisë.Vuajtja dhe mungesa e vëmendjes dhe vigjilencës nuk mund të shndërrohen në zhdukje. Duhet ta njohim fenomenin për ta përballuar, duhet të krijojmë rrjete paralajmëruese konkrete dhe sinergjike për të ndërhyrë në kohë dhe në mënyrë më efikase, duhet të parandalojmë për të mbrojtur. Përballë gjithë kësaj duhet gjetur përgjigje dhe kjo mund të ndodhë vetëm përmes koordinimit të institucioneve publike, shoqatave jofitimprurëse dhe organeve vendore. Ajo për të cilën duhet të mendojmë është se cilat janë nevojat e komuniteteve tona sot, dhe cilat janë mundësitë që kemi nga ana tjetër për të përmirësuar aftësinë tonë për të ndërhyrë - vazhdon z. Kafo (Caffo). Qasja e Telefonit Blu ka qenë gjithmonë e orientuar drejt konstantes së dëgjimit, e cila megjithatë, mund të shndërrohet në një veprim konkret. E gjithë kjo është e mundur në nivel ndërkombëtar përmes rrjetit “Fëmijët e Humbur në Europë” (Missing Children Europe dhe Icmec), ndërsa në nivel lokal ekziston Numri Unik Evropian për Fëmijët e Zhdukur 116000. Shërbimi 116000 është një numër urgjence (hotline) që i përket Ministrisë së Brendshme, e cila me nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi, ia ka besuar menaxhimin operacional Telefonit Blu (Telefono Azzurro). Ngjarja e nesërme do të transmetohet në: www.azzurro.it Facebook: Sos il Telefono Azzurro Onlus.

___.png)
















Comments