NOVI PAZAR; SERBI | 1 I VDEKUR + 3 TË PLAGOSUR ME THIKË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 31, 2025
- 1 min read

Novi Pazar, Serbi | Një 17-vjeçar nga Tiroli Jugor u godit me thikë për vdekje gjatë një grindjeje në Serbi, ndërsa tre shokë të tij, gjithashtu nga Provinca e Bolzanos, u plagosën.
Sulmi, sipas entit mediatik “Rai Südtirol”, që raporton mediat serbe, ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Novi Pazarit.
Katër të rinjtë me origjinë serbe janë nga zona e Renon, mbi Bolzano (Bolxano), dhe po kalonin pushimet në Novi Pazar.
Sipas mediave serbe, rreth orës 22:00 të mbrëmjes së kaluar, jashtë një bari në qendër të Novi Pazarit, një qytet në Serbinë jugperëndimore, shpërtheu një përleshje e dhunshme pas debateve dhe përplasjeve verbale, ku u përfshinë edhe katër të rinjtë nga Tiroli Jugor, të cilët, u plagosën nga sulmet me thikë.
Më i plagosuri rëndë nga të katërt, 17-vjeçari, vdiq në spital nga ashpërsia e plagëve të tij.
Tre të tjerët janë ende të shtruar në spital dhe, sipas informacioneve të fundit në dispozicion, plagët e tyre nuk janë kërcënuese për jetën.
Sipas mediave serbe, policia ka arrestuar dy të rinj, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim policor.
Motivi i përleshjes, e cila, përfundoi tragjikisht për njërin prej të rinjve, nuk është sqaruar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments