NORVEGJIA DO TË BLEJË NGA MBRETËRIA E BASHKUAR TË PAKTËN 5 ANIJE TË REJA KUNDËR NËNDETËSEVE NË NJË MARRËVESHJE ME VLERË 13.5 MILIARDË $.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 3
- 1 min read

Oslo, Norvegji | Norvegjia ka rënë dakord të blejë të paktën pesë anije të reja britanike kundër nëndetëseve në një marrëveshje me vlerë 13.5 miliardë dollarë.
Britania do t'i furnizojë Norvegjisë fregatat e Tipit 26, duke krijuar një forcë të përbashkët prej tetë anijesh britanike dhe të paktën pesë anijesh norvegjeze që do të operojnë së bashku në Evropën Veriore.
Anijet janë ndërtuar nga një grup kompanish të udhëhequra nga “BAE Systems” me seli në Mbretërinë e Bashkuar.
Të dy vendet duan të thellojnë bashkëpunimin për t'iu kundërvënë veprimeve të Rusisë në detet përgjatë krahut verior të NATO-s.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments