NORVEGJI | FONDI I PASURISË SOVRANE SHITI TË GJITHA AKSIONET QË KISHTE NË NJËMBËDHJETË KOMPANI IZRAELITE
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 12
- 1 min read

Oslo, Norvegji | Ditët e fundit, fondi sovran i pasurisë i Norvegjisë ka shitur të gjitha aksionet e tij në njëmbëdhjetë kompanitë izraelite.
Drejtori ekzekutiv i fondit, Nikolai (Nicolai) Tangen, e njoftoi këtë veprim.
“Ne po i marrim këto masa në një situatë konflikti shumë specifike. Situata në Rripin e Gazës është një krizë serioze humanitare.
Ne investojmë në kompani që operojnë në një vend në luftë dhe kushtet në Bregun Perëndimor dhe Gaza janë përkeqësuar kohët e fundit.
Prandaj, ne po e forcojmë më tej mbikëqyrjen tonë”, shpjegoi ai.
“Masat që po marrim zvogëlojnë rrezikun duke thjeshtuar menaxhimin në këtë treg dhe duke zvogëluar numrin e kompanive të monitoruara nga ne dhe Këshilli i Etikës”, shtoi drejtori ekzekutiv i fondit sovran të pasurisë norvegjeze.
“Ky është një vendim i rëndësishëm. Jam i kënaqur që (Banka Qendrore) e pranoi kërkesën dhe veproi shpejt”, komentoi Ministri i Financave i Oslos, Jens Stoltenberg.
“Fondi nuk duhet të ketë interesa në kompanitë që kontribuojnë në luftën e Izraelit në Gazë dhe në pushtimin e Bregut Perëndimor”, shtoi z. Stoltenberg në një konferencë për shtyp.
Në fund të gjysmës së parë të këtij viti, fondi sovran i pasurisë kishte aksione në 61 kompani izraelite.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)

















































Comments