NJË SONDAZH I OPINIONIT PUBLIK I 2 JAVËVE MË PARË TREGON SE UKRAINASIT FAVORIZOJNË PLANIN EVROPIAN TË PAQES MBI PLANIN AMERIKAN TË PAQES DHE E REFUZOJNË ABSOLUTISHT PLANIN RUS TË PAQES.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 15
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | Një sondazh i opinionit publik i 2 javëve më parë tregon se ukrainasit favorizojnë planin evropian të paqes mbi planin amerikan të paqes dhe e refuzojnë absolutisht planin rus të paqes.
76% e refuzojnë planin rus.
49% e refuzojnë planin amerikan.
30% e refuzojnë planin evropian.
Këto ishin 3 planet hipotetike të paqes të paraqitura të anketuarve nga KIIS-i.
Plani rus | Ky propozim supozon:
1- Ukraina duhet të zvogëlojë në mënyrë drastike ushtrinë dhe armët e saj.
2- Braktisje të përhershme të anëtarësimit në NATO.
3- Kontroll të plotë rus mbi rajonet Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Luhansk.
4- Ukraina njeh zyrtarisht të gjitha territoret e pushtuara si pjesë të Rusisë.
5- ShBA-ës dhe Evropa heqin të gjitha sanksionet kundër Rusisë.
6- Ukraina vazhdon drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Plani amerikan | Elementet kryesore përfshijnë:
1- Një grup shtetesh evropiane (duke përjashtuar SHBA-të) i ofrojnë garanci sigurie Ukrainës.
2- Rusia mban kontrollin mbi të gjitha territoret e pushtuara.
3- ShBA-ës e njohin zyrtarisht Krimenë si territor rus.
4- Ukraina lëviz drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
5- ShBA-ës dhe Evropa heqin të gjitha sanksionet ndaj Rusisë.
Plani evropian | Kjo qasje propozon:
1- Ukraina merr garanci të forta sigurie si nga BE-ja ashtu edhe nga ShBA-ës.
2- Rusia mban kontrollin fizik të territoreve të pushtuara, por Ukraina dhe bashkësia ndërkombëtare nuk e njohin këtë kontroll.
3- Ukraina përparon drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
4- ShBA-ës do të lehtësojnë gradualisht sanksionet kundër Rusisë vetëm pasi të vendoset një paqe e qëndrueshme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments