top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI MALECAJ; LEZHË | ARBEN MHILLAJ U ARRESTUA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 50 minutes ago
  • 2 min read

Fshati Malecaj, Lezhë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Arben Mhillaj, me moshë 41 vjeç.


Njoftim | Lezhë.


Finalizohet operacioni i koduar “Unaza”.


Qarkullonte me automjet të blinduar dhe i armatosur, nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe tentoi të largohej, kapet dhe arrestohet 41-vjeçari.


41-vjeçari me precedent penal për kanosje dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë.


Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, krehri i saj me disa fishekë, si dhe automjeti i blinduar.


Nga strukturat për hetimin e krimeve të DVP Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara për një shtetas që qarkullonte i armatosur, u organizua dhe u finalizua operacioni i koduar “Unaza”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:


-A. M., 41 vjeç, banues në fshatin Malecaj-Torovicë, Lezhë.


Ky shtetas u lokalizua në fshatin Torovicë, duke qarkulluar me një automjet të blinduar.


Shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi.


Pas disa minutash ndjekjeje, në fshatin Malecaj, u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e 41-vjeçarit.


Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti i blinduar, 1 armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, dhe krehri i saj me disa fishekë, të cilat drejtuesi i automjetit i hodhi në tokë gjatë ndjekjes nga Policia.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All
LEZHË | MARK PËRDODA U ARRESTUA.

Lezhë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Mark Përdoda, me moshë 33 vjeç. Njoftim | … Sekuestr

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page