top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NJË DELEGACION I ORGANIZATËS TERRORISTE HAMAS I GJENDUR NË KAJRO PO SHQYRTON NJË MARRËVESHJE ME IZRAELIN | LIRIMI I PENGJEVE + ÇARMATIMI + DËBIMI I PALESTINEZËVE JANË MASAT NË TRYEZË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 13
  • 1 min read
ree

Kajro, Egjipt | Një delegacion i Hamasit mbërriti dje në Kajro për bisedime mbi një marrëveshje të mundshme me Izraelin, ndërsa Egjipti i paraqiti grupit terrorist një propozim të ri për një marrëveshje gjithëpërfshirëse”.


Gazeta online “Ynet” raporton se propozimi i ri kërkon lirimin e të gjithë pengjeve në një fazë të vetme, fundin e luftës, demilitarizimin e Gazës dhe dëbimin simbolik të disa anëtarëve të Hamasit.


Egjipti po punon me Katarin dhe Shtetet e Bashkuara për të rinisur planin 60-ditor”, tha dje Ministri i Jashtëm egjiptian Badr Abdel Atai (Aaty).


Një zyrtar arab i njohur me bisedimet i tha entit mediatik “Ynet” se Kajro synon të ftojë një ekip negociator izraelit në kryeqytetin egjiptian në ditët në vijim, duke shtuar se ajo që e solli Hamasin në Kajro ishte kërcënimi i Izraelit për të pushtuar Qytetin e Gazës.


Sipas zyrtarit, Egjipti tani ka arritur një marrëveshje me Hamasin në lidhje me çarmatimin përfundimtar dhe një mërgim simbolik.


Ndryshe nga ajo që thonë disa, një marrëveshje e plotë është më e lehtë; në një marrëveshje të pjesshme, ju vetëm shtyni pengesat”, tha ai.


Hamasi dëshiron sinqerisht t'i japë fund luftës, por ata nuk besojnë se Izraeli do të ndalojë së përpjekuri për ta eliminuar atë.


Ata janë gati të çarmatosen, por kanë nevojë për garanci”, tha ai.

 

Zyrtari foli për optimizëm të kujdesshëm në Kajro.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page