NJË DELEGACION I HAMASIT PRITET TË UDHËTOJË PËR NË KAJRO | NDËRMJETËSUESIT PO PUNOJNË PËR NJË PROPOZIM TË RI PËR ARMËPUSHIM.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 12
- 1 min read

Kajro, Egjipt | Një delegacion i Hamasit do të udhëtojë për në Kajro për t'u takuar me ndërmjetësuesit egjiptianë, në një përpjekje të re për të arritur një armëpushim në Gazë.
Dy burime palestineze pranë çështjes e konfirmuan këtë.
“Një delegacion i lartë i Hamasit, i udhëhequr nga udhëheqësi Khalil al-Hayya, do të mbërrijë në Kajro sot ose nesër në mëngjes, me ftesë të Egjiptit, dhe do të zhvillojë një takim me zyrtarët egjiptianë”, tha një nga burimet për agjencinë e lajmeve “AFP”.
“Delegacioni do të diskutojë përpjekjet e Egjiptit dhe ndërmjetësve të tjerë për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë”, sipas burimit.
Burimi i dytë palestinez tregoi se ndërmjetësit po formulojnë një propozim të ri për një marrëveshje gjithëpërfshirëse armëpushimi.
“Ata po diskutojnë disa ide, njëra prej të cilave, është një armëpushim 60-ditor, i ndjekur nga negociatat për një armëpushim afatgjatë dhe një marrëveshje për lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve izraelite”, shtoi ai.
“Megjithatë - theksoi ai - deri më tani nuk mund të themi se ka diçka të re për të qenë optimist, veçanërisht pasi pushtimi izraelit po pengon çdo marrëveshje”.
Një zyrtar i Hamasit, i cili, kërkoi të mos identifikohej, i tha agjencisë së lajmeve “AFP” se lëvizja ende nuk ka marrë një propozim të ri për armëpushim.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments