IZRAELI DHE HAMASI PO ZHVILLOJNË NEGOCIATA NË DOHA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 18
- 1 min read

Doha, Katar | “Hamasi nuk po bën asnjë përparim në raportin e të burgosurve të liruar me pengjet gjatë bisedimeve në Doha”, sipas një zyrtari të lartë izraelit.
“Izraeli është gati të përfundojë negociatat me Hamasin, por refuzimi dhe ngurrimi i tij ngrenë dyshime për seriozitetin e tyre.
Megjithatë, negociatat vazhdojnë. Sapo Hamasi të hapë rrugën, ne do të jemi në gjendje të bëjmë përparim”, tha zyrtari në një konferencë të cituar nga enti mediatik “Times of Israel”.
“Hamasi - tha zyrtari - mendon se koha është në anën e tij, ndërsa operacionet e vazhdueshme të IDF-së në Gaza tregojnë se koha është në anën e Izraelit”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments