NJË ANIJE ÇISTERNË NGA “GRUPI D'AMICO” SHPËTOI 38 EMIGRANTË NË JUG TË ISHULLIT GREK TË KRETËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 4
- 1 min read

Ishulli i Kretës, Greqi | Anija cisternë “High Fidelity” e “Grupit d'Amico” shpëtoi 38 emigrantë në jug të ishullit të Kretës në zonën greke të kërkim-shpëtimit (SAR).
Shpëtimi në det u zhvillua të mërkurën.
Ndërsa lundronte drejt Kanalit të Suezit, anija vuri re një gomone që po lëvizte dhe ndërmori veprime për të ofruar ndihmë.
“Në kushte të këqija moti, të cilat, e bënë të vështirë manovrimin për shkak të lëkundjes së anijes, ekuipazhi, duke demonstruar nivelin e lartë të trajnimit, ia doli mbanë me profesionalizëm, gatishmëri operacionale dhe shërbim të shkëlqyer, duke shpëtuar 38 veta, duke i mirëpritur ata në bord dhe duke siguruar sigurinë e tyre”, shpjegon një deklaratë nga “d'Amico Ship Management”.
Anija më pas lundroi për në Qipro, ku transferoi migrantët në një anije patrullimi të Rojës Bregdetare, në përputhje me procedurat ndërkombëtare të shpëtimit në det dhe duke ndjekur udhëzimet e Qendrës Greke të Koordinimit të Shpëtimit Detar (MRCC).
MRCC e Rojës Bregdetare Italiane dhe anija kryesore “P.04 Osum” e Rojes së Financës (Guardia di Finanza), të angazhuara në një mision patrullimi në Detin Egje, bashkëpunuan në koordinimin e operacionit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments