NJË ANIJE ME EMIGRANTË U MBYT NË LAMPEDUZË | 7 TË SHPËTUAR DHE 20 TË ZHDUKUR: MES TË MBIJETUARVE EDHE NJË I MITUR SIRIAN ME MOSHË 8 VJEÇ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 31, 2024
- 1 min read

Lampeduza, Itali | Një varkë e vogël u mbyt në brigjet e Lampeduzës. Shtatë emigrantë, mes tyre një fëmijë 8 vjeç, u gjetën nga skafi V1104 patrullues i policisë financiare të Italisë.
Njëzet veta, përfshirë 5 gra dhe 3 fëmijë, u raportuan të zhdukur.
Shtatë të mbijetuarit janë dy burra nga Siria, një djalë 8-vjeçar sirian, dy sudanezë dhe dy egjiptianë.
Djali i vogël udhëtonte me nënën e tij e cila, aktualisht është zhdukur. Një i afërm e shpëtoi duke e mbajtur fort kur anija u mbyt.
Të gjithë të mbijetuarit u dërguan në pikën e nxehtë në lagjen Imbriacola. Ata ndihen të lodhur, por janë mirë.
Prokuroria pranë Gjykatës për të Mitur e Palermos ka urdhëruar që djali i vogël të qëndrojë një natë në Lampedusa, në një mjedis të mbrojtur, së bashku me familjarin e tij.
Nesër në mëngjes ai duhet të transferohet me traget të rregullt.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments