top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NJOFTIM PUBLIK.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 18, 2023
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Faqes sonë në rrjetin shoqëror virtual “Facebook” i janë vendosur kufizime të ashpëra, të cilat, mund të çojnë edhe në mbylljen e saj.


Kjo ndodh për shkak të çensurës që ushtron “Facebook” ndaj Nesh, sepse, botojmë informacion të paanëshëm, dhe jo konformist, në veçanti në lidhje me informacionin e botuar për luftën që po ndodh në Lindjen e Mesme, e cila, sipas të gjitha gjasave, rrezikon të përshkallëzohet në një luftë që do të ketë ndimim të madh në rendin aktual botëror.


Ashtu sikundër mijëra e mijëra prej Jush e kanë vënë re, informacioni që Ne botojmë nuk ka asgjë të paligjshme, apo jo etike, përkundrazi, mund të konsiderohemi ndër më etikët dhe profesionalët në fushën e informimit publik. Natyrisht që Ne nuk do t’i nënshtrohemi çensurës së “Facebook”, e cila, kërkon të na diktojë mënyrën se si të shprehemi, dhe kujt t'i bëjmë propagandë, e cila, ngjason në të tëra drejtimet me çensurën e tipit stalinist, dhe të çdo lloj diktature tjetër, fetare a laike, që synon Fjalën e Lirë, dhe Lirinë e Shprehjes.


Nqs ndodh që faqja të mbyllet (pamvarësisht se do të na vijë jashtëzakonisht keq të ndahemi nga Ju), të gjithë Ju lexues/e të nderuar/a që do të kini dëshirë të informoheni nga Ne, mund të na ndiqni në uebin tonë www.007vox.com


Uebi ynë, si në versionin mobil (telefonia e lëvizshme), ashtu edhe në atë desk top (i parë nga ekrani i kompjuterit) është modern, jashtëzakonisht i kuruar, dhe tejet praktik.


Ju faleminderit për mirëkuptimin.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page