NGA SOT NË BRAZIL KAFSHËT SHTËPIAKE DHE ATO TË RRUGËS DO TË KENË NJË DOKUMENT IDENTITETI | QEVERIA NISI PROGRAMIN KOMBËTAR TË REGJISTRIMIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 19
- 1 min read

Brazilia, Brazil | Nga sot në Brazil, kafshët shtëpiake dhe madje edhe kafshët e rrugës do të mund të kenë një kartë identiteti të vërtetë me emrin, fotografinë, seksin, datën e lindjes, vendbanimin dhe kodin QR.
Kjo u njoftua nga qeveria e presidentit Luiz Inacio Lula da Silva, i cili, lançoi zyrtarisht Sistemin Kombëtar të Regjistrimit të Kafshëve Vendore (SinPatinhas), i cili, lejon regjistrimin e qenve dhe maceve me qëllim të përmirësimit të mbrojtjes dhe mirëqenies së tyre.
Sipas qeverisë, ai është një mjet i politikave publike që synon gjenerimin e të dhënave thelbësore për qentë dhe macet në Brazil dhe udhëheqjen e përpjekjeve të qeverisë federale për të promovuar politika kontrolli efektive dhe të bazuara në rezultate.
“Aktualisht - thotë ekzekutivi - në Brazil ka afërsisht 62.2 milionë qen dhe 30.8 milionë mace, nga të cilat afërsisht 35% jetojnë në rrugë ose në strehimore dhe është urgjente të kontrollohet në mënyrë etike popullata e qenve dhe maceve përmes sterilizimit të kafshëve”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments