NGA PROKURORIA SPECIALE + AGJENCIA E KOSOVËS PËR INTELIGJENCË U ARRESTUAN JOVICA MITROVIÇ (KRYETAR GJYKATE); FADIL ISMAJLI; SHABAN TERBUNJA; GORAN LAZIÇ; BEDRI DIBRANI; VITESA DIBRANI
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 18, 2025
- 4 min read
Updated: Jan 9
Graçanicë, Republika e Kosovës | Strukturat e posaçme të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) arrestuan:
1- Z. Jovica Mitroviç, me detyrë kryetar i degës së Gjykatës së Graçanicës.
Nga autoritetet e lartpërmendura u vu në zbatim një operacion kundër shpërdorimit të detyrave dhe të funksioneve zyrtare; ku si pasojë janë arrestuar një mori subjektesh.
Lajm në përditësim, ... 👇👇👇
Të arrestuar janë:
1- Z. Fadil Ismajli.
2- Z. Shaban Terbunja.
3- Z. Goran Laziç.
4- Z. Bedri Dibrani.
5- Znj/znjsh. Vitesa Dibrani.
Ata konsiderohen subjekte të përfshirë në procedura administrative të lidhura me shpronësimit, të cilat, i kanë shkaktuar dëme financiare buxhetit të Republikës së Kosovës.
Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Rreth njëzet mijë (20000) €.
2- Bizhuteri.
3- Armë zjarri.
4- Dokumente administrative.
5- Pajisje elektronike.

Ndaj tyre filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.
2- “Marrje dhe dhënie ryshfeti”.
3- “Ushtrim ndikimi”.
4- “Deklarime të rreme”.
5- “Mashtrim”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Lajm në përditësim, ... 👇👇👇
Njoftim nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës.
DEMANT DHE SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK.
Në lidhje me raportimet e publikuara nga disa media në Kosovë, të cilat kanë informuar për një aksion të udhëhequr nga Prokuroria Speciale, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), Ministria e Drejtësisë sqaron opinionin publik lidhur me një informacion të pasaktë që është shpërndarë për avokaten shtetërore Nexhmije Karaqi.
Disa media kanë raportuar gabimisht se në kuadër të këtij aksioni është arrestuar edhe avokatja Karaqi pjesë e Avokaturës Shtetërore në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.
Ky informacion është plotësisht i pavërtetë, i pabazuar dhe i pa konfirmuar nga vetë mediat.
Pra bëhet fjalë për një identifikim të gabuar, të bazuar vetëm në iniciale të ngjashme pa pasur konfirmim zyrtar nga Ministria e Drejtësisë.
Avokatja Karaqi nuk është arrestuar, nuk është ndaluar, nuk është intervistuar dhe nuk është subjekt i asnjë procedure nga organet e drejtësisë dhe çdo përpjekje për ta lidhur emrin e saj me këtë aksion përbën dezinformim dhe raportim të pasaktë.
Publikimi i emrit dhe fotografive i avokates Karaqi pa konfirmim zyrtar përbënë cenim të reputacionit, shkelje të së drejtës së personalitetit, në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin civil në fuqi.
Raportimet e tilla jo të sakta po ashtu krijojnë konfuzion te publiku dhe dëmtojnë besimin në institucione dhe në informimin e drejtë.
Kërkojmë nga të gjitha mediat që kanë publikuar këtë informacion të pasaktë që të bëjnë korrigjimin e menjëhershëm të lajmit, të tërheqin emrin e avokates Karaqi nga raportimet e tyre dhe të publikojnë këtë demant, ashtu siç është publikuar edhe lajmi fillestar.
Ministria e Drejtësisë rithekson përkushtimin e saj për transparencë dhe informim të saktë të opinionit publik.
DEMANTI I POJAŠNJENJE ZA JAVNOST
Povodom izveštaja koje su objavili pojedini mediji na Kosovu, u kojima se navodi da je sprovedena akcija pod vođstvom Specijalnog Tužilaštva, u bliskoj saradnji sa Policijom Kosova i Obaveštajnom Agencijom Kosova (OAK), Ministarstvo Pravde pojašnjava javnost u vezi sa netačnu informaciju koja je plasirana u vezi sa državnom advokaticom Nexhmije Karaqi.
Pojedini mediji su pogrešno izvestili da je u okviru ove akcije uhapšena i advokatica Karaqi, pripadnica Državne Advokature u okviru Ministarstva Pravde. Ova informacija je u potpunosti netačna, neosnovana i neproverena od strane samih medija. Reč je, dakle, o pogrešnoj identifikaciji, zasnovanoj isključivo na sličnim inicijalima, bez ikakve zvanične potvrde Ministarstva Pravde.
Advokatica Karaqi nije uhapšena, nije zadržana, nije saslušavana i nije predmet bilo kakvog postupka od strane pravosudnih organa, te svaki pokušaj povezivanja njenog imena sa ovom akcijom predstavlja dezinformaciju i netačno izveštavanje.
Objavljivanje imena i fotografija advokatice Karaqi bez zvanične potvrde predstavlja povredu ugleda, kršenje prava ličnosti, suprotno Ustavu Republike Kosovo i važećem građanskom zakonodavstvu.
Ovakvi netačni izveštaji takođe stvaraju konfuziju u javnosti i narušavaju poverenje u institucije i u tačno informisanje.
Zahtevamo od svih medija koji su objavili ovu netačnu informaciju da odmah izvrše ispravku vesti, povuku ime advokatice Karaqi iz svojih izveštaja i objave ovaj demanti, na isti način na koji je objavljena i prvobitna vest.
Ministarstvo Pravde ponovo ističe svoju posvećenost transparentnosti i tačnom informisanju javnosti.
DENIAL AND CLARIFICATION FOR PUBLIC OPINION
In reference to reports published by some media outlets in Kosovo about an action led by the Special Prosecution Office, in close cooperation with the Kosovo Police and the Kosovo Intelligence Agency (KIA), the Ministry of Justice clarifies public opinion regarding an incorrect information about state attorney Nexhmije Karaqi released by media outlets.
Some media outlets incorrectly reported that as part of that action the attorney Karaqi from the Ministry of Justice State Attorney's Office has been also arrested. This information is completely untrue, unfounded and unconfirmed by the media themselves. It was a wrongful identification that referred to initials of the name only, with no official confirmation from the Ministry of Justice.
Lawyer Karaqi has not been arrested, detained, interviewed, or has been subject to any procedure of justice authorities, and any attempt to link her name to this action amounts to disinformation and inaccurate reporting.
The publication of lawyer’s name and photographs without official confirmation constitutes a violation of reputation, violation of personality rights, in contradiction with the Constitution of the Republic of Kosovo and the civil legislation in force.
Such inaccurate reporting confuses the public undermining their trust on institution and the just information.
We call upon media outlets that published this inaccurate information to immediately correct the news, deleting lawyer Karaqi's name from their reports, and publish this denial just as they published the original news.
The Ministry of Justice reiterates its commitment to transparency and accurate information of the public.









___.png)




















Comments