top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI PREOCË; GRAÇANICË | IBRAHIM VESELI U ARRESTUA; KONSIDEROHET I PËRFSHIRË NË ZJARRVËNIEN TE AUTOSALLONI “FLORI”; DËMI MATERIAL I SHKAKTUAR LLOGARITET NË 50 MIJË € (SIPAS PRONARIT FEHMI RAMA).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 16
  • 1 min read
ree

Fshati Preocë, Graçanicë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Ibrahim Veseli.


Ai konsiderohet subjekt i përfshirë në zjarrvënien te autosalloni “Flori” (i cili, gjendet përgjatë aksit rrugor kombëtar “Prishtinë-Ferizaj”), i cili, u raportua rreth orës 04:20; dëmi material i shkaktuar nga zjarrvënia llogaritet në pesëdhjetë mijë (50000) € - mbështetur në deklaratat e pronarit, z. Fehmi Rama.


Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:

1- Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page