top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NGA 1 MAJI 2025 NUK DO TË KETË KONTROLLE NË KUFIRIN ADMINISTRATIV TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE ASAJ TË SHQIPËRISË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Nga data 1 maj, rikthehet në funksion marrëveshja për lëvizje të lirë në mes të pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës, e cila, kishte pushuar së zbatuari që nga 1 marsi.

 

Me rikthimin e kësaj marrëveshjeje, udhëtarët nuk do t’i nënshtrohen më kontrolleve kufitare në hyrje dhe dalje mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, duke lehtësuar qarkullimin në këtë zonë.

 

Gjatë fundjavës, pika kufitare e Morinës ka shënuar një fluks të lartë udhëtarësh.

 

Sipas të dhënave të fundit nga Dogana e Morinës, deri në mesditën e së shtunës në territorin e Shqipërisë kanë hyrë 4291 qytetarë dhe 2036 automjete.

 

Në dalje, janë regjistruar gjithsej 3834 qytetarë dhe 1967 automjete.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page