top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAPA LEO XIV-të: KINEMAJA ËSHTË NË RREZIK; DUHET MBËSHTETUR; KINEMAJA DUHET TË PROMOVOJË DINJITETIN NJERËZOR; DUHET TË JETË DËSHMITARE E PAQES.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 15, 2025
  • 2 min read

Vatikan | Kinematë po përjetojnë një erozion shqetësues që po i largon ato nga qytetet dhe nga lagjet.


Dhe ka shumë që thonë se arti i kinemasë dhe përvoja kinematografike janë në rrezik.


I ftoj institucionet të mos dorëzohen dhe të bashkëpunojnë për të afirmuar vlerën shoqërore dhe kulturore të këtij aktiviteti”.


Kështu tha Papa Leo-XIV-të në audiencën e tij me botën e kinemasë.


Kinemaja juaj le të mbetet gjithmonë një vend takimi, një shtëpi për ata që kërkojnë kuptim, një gjuhë paqeje.


Le të mos e humbasë kurrë aftësinë e saj për të mahosur, duke vazhduar të na tregojë qoftë edhe një fragment të vetëm të misterit të Zotit”, tha Papa Leo XIV-të në audiencë.


Epoka jonë ka nevojë për dëshmitarë të shpresës, bukurisë dhe të vërtetës; ju, me punën tuaj artistike, mund të jeni ata.


Rikthimi i autenticitetit të imazhit për të mbrojtur dhe promovuar dinjitetin njerëzor qëndron brenda fuqisë së kinemasë së mirë dhe krijuesve e protagonistëve të saj.


Mos kini frikë të përballeni me plagët e botës.


Dhuna, varfëria, mërgimi, vetmia, varësitë, luftërat e harruara janë plagë që kërkojnë të shihen dhe të tregohen.


Kinemaja e madhe nuk e shfrytëzon dhimbjen; ajo e shoqëron atë, e heton atë.


Kjo është ajo që kanë bërë të gjithë regjisorët e mëdhenj.


T'u japësh zë ndjenjave komplekse, kontradiktore dhe nganjëherë të errëta që banojnë në zemrën njerëzore është një akt dashurie.


Arti nuk duhet t'i shpëtojë misterit të brishtësisë: ai duhet ta dëgjojë atë, duhet të jetë në gjendje të ndalet para tij”, tha Papa Leo XIV-të.


Në fund të audiencës në Vatikan, regjisori Sapik Li (Spike Lee) i dhuroi Papa Leos të XIV-të një fanellë të NBA-së, me togfjalëshin “Papa Leo 14” të shkruar mbi të.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page