NEPAL | 987 TË VDEKUR NGA PËRMBYTJET; 3916 JANË TË ZHDUKUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 days ago
- 1 min read
Katmandu, Nepal | “Numri i të vdekurve në përmbytjet që goditën Nepalin është rritur në 987”.
Kështu njoftuan autoritetet vendore.
Duke marrë parasysh të paktën 16 personat që humbën jetën në Tibet sipas shifrave zyrtare, numri i përgjithshëm i viktimave të konfirmuara të tragjedisë tejkalon një mijë.
Sipas Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive të Nepalit, të cituar nga enti mediatik amerikan “Cnn” numri i personave të zhdukur në Nepal është aktualisht 3916.
Sipas të dhënave zyrtare nga autoritetet kineze, 546 persona rezultojnë të zhdukur në Tibet.
Kjo do të thotë se të paktën 4462 persona mbeten të pagjetur pas përmbytjeve në të dyja anët e kufirit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments