NDËRPRERJE E ENERGJISË ELEKTRIKE NË FRANCË DHE NË KANË | MIJËRA NJERËZ PA ENERGJI ELEKTRIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 hours ago
- 1 min read

Kanë, Francë | Një ndërprerje e energjisë elektrike ka përfshirë Francën dhe zonën e Kanës, ku ceremonia e mbylljes së edicionit të 78-të të festivalit është planifikuar për orët e ardhshme.
Një ndërprerje e madhe e energjisë elektrike ka goditur departamentin perëndimor të Alpes-Maritimes, duke shkaktuar shqetësime për mijëra qytetarë.
Çfarë ndodhi?
Që nga ora 12:00 e ditës së sotme, e shtunë, 24 maj 2025, 160000 shtëpi ishin pa energji elektrike në Kanë dhe qytetet përreth.
Semaforët mbetën të fikur dhe shfaqjet e filmave të festivalit u ndërprenë.
“Aktualisht po punojmë për të rivendosur situatën”, tha prefektura.
Ndërprerja e energjisë elektrike me sa duket u shkaktua nga një zjarr, i cili, thuhet se ndodhi gjatë natës në një kabinë me tension të lartë në Tanneron (Var).
Probleme ka edhe me rrjetet telefonike dhe të internetit, të cilat funksionojnë me ndërprerje.
Sidoqoftë, organizatorët e festivalit shpjeguan se ceremonia e mbylljes nuk do të pësojë asnjë ndryshim.
“Palais des Festivals ka kaluar në një furnizim të pavarur me energji elektrike, që do të thotë se të gjitha ngjarjet dhe shfaqjet e planifikuara për sot, përfshirë ceremoninë e mbylljes, mund të vazhdojnë në kushte normale”, thuhet në një deklaratë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments