top of page
E BARDHË SHIRIT.png

“NASA” HUMBI KONTAKTIN ME “VOYAGER 2” I CILI GJENDET 12 MILIARDË KILOMETRA LARG NGA TOKA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 1, 2023
  • 2 min read

Uashington, Amerikë | Agjencia Kombëtare e Aeronautikës dhe e Hapësirës (NASA), ka humbur rastësisht kontaktin me Voyager 2, anijen e saj pioniere kozmike që ka mbledhur informacione të dobishme për sistemin tonë diellor pa pushim që nga viti 1977.


Agjencia amerikane e hapësirës tha se kishte dërguar një seri komandash të planifikuara në anije më 21 korrik 2023.


Antena e saj tani është e drejtuar vetëm dy gradë larg Tokës, kështu që ka humbur kontaktin me inxhinierët e saj. “Ajo as nuk mund të marrë komanda dhe as të dërgojë të dhëna”, tha NASA.


Normalisht, kjo do të bëhej duke kontaktuar me Deep Space Network, ose DSN, i cili është një grup antenash me bazë tokësore, që lejojnë komunikimin me anije kozmike në distancë. Por të dhënat e dërguara nga Voyager 2 nuk arrijnë në këtë rrjet.


Duhen të paktën 18 orë që të dhënat nga anija të arrijnë në DSN. Voyager 2 tani po lëviz vetë, pothuajse 20 miliardë kilometra nga Toka.


Megjithatë, NASA ende shpreson se do të jetë në gjendje të rivendosë kontaktin me anijen, pasi është planifikuar të riorientohet automatikisht - një operacion që e kryen disa herë çdo vit duke e drejtuar antenën e saj drejt Tokës.


Rivendosja e radhës pritet të bëhet më 15 tetor 2023. Deri atëherë, agjencia hapësinore pret që anija të qëndrojë në orbitën e saj të planifikuar gjatë periudhës së qetë, tha ajo.


Siç sugjeron emri i tij, Voyager 2 ishte pjesë e një çifti anijesh kozmike, të dyja të nisura në 1977. Voyager 1 është edhe më larg nga Toka - në 24 miliardë kilometra - dhe NASA thotë se vazhdon të funksionojë normalisht.


Programi Voyager solli me vete një numër rekordesh: Voyager 2 është e vetmja anije kozmike që ka vizituar Uranin dhe Neptunin, dhe e vetmja anije kozmike që ka hyrë ndonjëherë në hapësirën ndëryjore.


Voyager 2 ka 45 vjet, 11 muaj dhe 11 ditë që sot funksionon.


Edhe gati 50 vjet pas nisjes së tyre, çifti i anijeve kozmike Voyager vazhdojnë t'i dërgojnë informacione të dobishme dhe të rëndësishme NASA-s për shqyrtim nga shkencëtarët në Tokë.


Ato kanë kontribuar në një mori gjetjesh të reja rreth shtrirjeve të largëta të sistemit tonë diellor.


© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page