NAPOLI: PËRLESHJE ME THIKË NË KAZERTË (CASERTA) | NJË I VDEKUR DHE NJË I PLAGOSUR RËNDË: DY TË ARRESTUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 8, 2025
- 1 min read

Kazertë (Caserta), Kampanjë, Napoli, Itali | Karabinierët kanë arrestuar dy veta, babë e bir për:
1- Vrasjen me thikë të një 25-vjeçari napolitan.
2- Plagosjen e një djali.
Akti kriminal ngjau mbrëmë, rreth orës 22:00, në Sheshin Shën Mark Evangjelisti (San Marco Evangelista), në zonën e Kazertës (Caserta).
Akti kriminal u parapri nga një përleshje fizike mes palëve.
25-vjeçari napolitan vdiq në spitalin e Kasertës, ku ishte dërguar.
Këtu u shfaqën familja dhe miqtë e tij, duke shkaktuar momente të forta tensioni me personelin shëndetësor.
Disa patrulla të karabinierëve dhe të automjeteve të Policisë së Shtetit ndërhynë dhe arritën të ruanin rendin.
Arsyet e sherrit që ndodhi mes palëve dhe që çuan në vrasje nuk dihen ende, por, janë nën hetim penal paraprak.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)









Comments