top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MARILJANO; NAPOLI | PROFESORI STEFANO ADDEO U PËRPOQ TË VRISTE VETEN I YSHTUR NGA PRESIONI PUBLIK PAS DEKLARATVE QË BËRI PËR VAJZËN E KRYEMINISTRES ITALIANE XHORXHA (GIORGIA) MELONI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 1 min read
Profesori Stefano Addeo.
Profesori Stefano Addeo.

Mariljano, Napoli, Itali | Profesori nga Mariljano (Marigliano), Stefano Addeo, i cili shkroi postimin në rrjetin social virtual “Facebook”, në të cilin drejtoi fjalë urrejtjeje ndaj vajzës së kryeministres italiane Xhorxha (Giorgia) Meloni, duke i uruar asaj të vdiste si Martina Karbonaro (Carbonaro), 14-vjeçarja nga Afragola (Napoli) e vrarë nga ish-i dashuri i saj, tentoi vetëvrasje.

 

Ai u shtrua në spital në Nola me kod të kuq, por, sipas asaj që kumtohet, jeta e tij nuk është në rrezik.

 

Përpara se të merrte një dozë të madhe ilaçesh, ai paralajmëroi drejtoreshën e institutit ku jep mësim, e cila, menjëherë njoftoi policinë, e cila, nxitoi drejt shtëpisë së profesorit për ta shpëtuar.

Ai konsiderohet komunist, mbështetës i Çe Guevarës.
Ai konsiderohet komunist, mbështetës i Çe Guevarës.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page