NAPOLI | DY GRA UKRAINASE U SHTYPËN ME MAKINË NË NJË VENDKALIM KËMBËSORËSH.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 days ago
- 1 min read

Napoli, Itali | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) morën dijeni se:
1- Dy gra (ukrainase) u përplasën dhe u vranë nga një makinë, në zonën e Porta Nolanës.
Ato po kalonin rrugën në një vendkalim për këmbësorë kur një makinë që po udhëtonte me shpejtësi të lartë i goditi në një zonë të ndriçuar dobët.
Makina që i goditi u përplas me një makinë tjetër të parkuar.
Karabinierët dhe policia bashkiake janë në vendngjarje.
Gratë e vrara janë të dyja shtetase ukrainase. Njëra vdiq menjëherë, tjetra pak pasi u shtrua në “Ospedale del Mare”.
Shkaqet dhe dinamika e aksidentit automobilistik janë nën hetim penal paraprak.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments