LAGJJA KONOKAL (CONOCAL); NAPOLI | XHUZEPE (GIUSEPPE) MUSELLA U ARRESTUA; VRAU ME THIKË TË MOTRËN JLENIA MUSELLA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 2 min read

Lagjja Konokal (Conocal), Napoli, Itali | Skuadra Fluturuese e Napolit arrestoi:
1- Z. Xhuzepe (Giuseppe) Musella, me moshë 28 vjeç.
Ai konsiderohet doras në vrasjen me armë të ftohtë (thikë) të motrës së tij, znjsh. Jlenia Musella, me moshë 22 vjeçe.
Ai u dërgua në burgun e Sekondilianos (Secondigliano) të Napolit.
Atje iu dorëzua një urdhër arresti i lëshuar nga Prokuroria e Napolit për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Vrasje me dashje”.
Kush ishte znjsh. Jlenia Musella?
Ajo jetonte vetëm me vëllanë e saj në lagjen Konokal (Conocal), një grup banesash publike të ndërtuara pas tërmetit të vitit 1980.
Është një zonë e degraduar dhe shumë problematike, ku trafiku i drogës dhe prania e Kamorrës peshojnë në jetën e komunitetit.
Si nëna ashtu edhe njerku i të dyve janë aktualisht në burg; besohet se i ati është një anëtar i shquar i klanit Kasela-Çirkone (Casella-Circone).
Ajo dyshohet se fillimisht u godit me grusht dhe shuplakë në fytyrë, dhe më pas u ther, duke dëmtuar organet jetësore.
Sulmi ndodhi në rrugën pranë shtëpisë, mes një kulmi britmash që tërhoqën vëmendjen e lagjes. Arma e vrasjes nuk është gjetur ende.
“Ajo ishte gjithmonë si dielli që shkëlqente, është absurde të mendosh se buzëqeshja e saj është zbehur”, tha një mik, duke treguar fotot e fundit të postuara nga 22-vjeçarja, e cila, ishte shumë aktive në rrjetet sociale virtuale, veçanërisht në Instagram.
Kush është z. Xhuzepe (Giuseppe) Musella?
Ai është një tifoz futbolli, siç mund të shihet nga fotot dhe videot e botuara në rrjetin social virtual TikTok.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments