top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MË SHUMË SE 1300 AKADEMIKË IZRAELITË NËNSHKRUAN PETICIONIN PËR ARMËPUSHIM NË GAZA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 21, 2024
  • 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Mbi 1300 veta staf fakulteti dhe administrativ nga institucionet akademike izraelite kanë nënshkruar një peticion duke i bërë thirrje qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanjahu që t'i japë fund luftës në Gaza dhe të sjellë pengjet në shtëpi.

 

Kështu mësohet nga gazeta izraelite “Haaretz”.

 

Nënshkruesit deklaruan se: “Përfitimet e vazhdimit të luftës janë dukshëm të paqarta dhe se konflikti po shkakton dëme të mëdha për civilët në Gaza, uri dhe shkatërrim të paparë të infrastrukturës, si dhe duke shkaktuar shumë viktima izraelite, probleme mendore për qindra mijëra njerëz, dëme të mëdha ekonomike dhe një përkeqësim serioz të shtetit të së drejtës.

 

E drejta e (Izraelit) për vetëmbrojtje nuk jep të drejtën për të zhvilluar luftë pa një fund realist ose që synon mbijetesën politike të udhëheqjes” përfundon peticioni.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 

Recent Posts

See All

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page