MË 20 PRILL 2026 DO TË MBAHET TALIMI I DYTË MES SHBA-ës dhe SHBM-ës (SHTETEVE TË BASHKUARA TË MEKSIKËS) PËR TË SHQYRTUAR TRAKTATIN E AMERIKËS SË VERIUT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 18
- 1 min read
Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Amerikës | Ministri i Ekonomisë, Marselo (Marcelo) Ebrard, përshkroi prioritetet e takimit të dytë për të shqyrtuar Marrëveshjen Tregtare të Amerikës së Veriut, të planifikuar për të hënën, më 20 prill, në Qytetin e Meksikos (Mexico City).
Gjatë takimit me delegatin amerikan Xhemison Griër (Jamieson Greer), qeveria meksikane do të theksojë mungesën e tarifave dhe forcimin e zinxhirëve të prodhimit për të zëvendësuar importet aziatike.
Ministri Ebrard përsëriti qëndrimin kombëtar kur tha se:
1- “Ne gjithmonë e ngremë çështjen e ndikimit të tarifave aktuale dhe Meksika ka këmbëngulur fuqimisht në këtë çështje. Do ta përsërisim këtë të hënën, edhe për sektorin e bujqësisë”.
Përfaqësuesi i ShBA-ës do t'ia paraqesë propozimet e tij presidencës meksikane.
Ministri Ebrard e mirëpriti këtë veprim dhe tha se:
1- “Ai ishte aq i sjellshëm sa erdhi dhe ia paraqiti ato presidentes. Mendoj se është një gjest i shkëlqyer; ata nuk e bëjnë këtë shumë shpesh”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments