top of page
E BARDHË SHIRIT.png

“MUTI I TIRANËS” QË DO T’I ZERË PËRFUNDIMISHT FRYMËN MALIT TË DAJTIT.

  • Writer: Erton Duka
    Erton Duka
  • Aug 9, 2023
  • 2 min read

Redaksionale | Tiranë, Shqipëri | Klasa politike sunduese, bëri të pamundurën për të shkatërruar urbanistikën e qytetit të Tiranës, kryeqytetit të mbarë shqiptarisë, duke dhënë leje ndërtimi në çdo hapësirë publike të mundshme, dhe duke shkatërruar çdo hapësirë të gjelbër midis pallateve të ndërtuara në kohën e regjimit monist, të cilat nga qytetarët përdoreshin për shplodhje. E tëra kjo u bë me demek për shëndrrimin e Tiranës në një qytet modern, në një qytet europian, me ndërtime të larta dhe me fizonomi arketurore nga më abstraktja e më e futuristja. Projektuesit, finacuesit dhe ndërtuesit e kësaj getoje, e kësaj fjetine të fëlliqur që e ka emrin Tiranë, edhe pse punuan me mish e me shpirt për t’i dhënë fizonominë arkitekturore të lartparashtruar, çuditërisht, sot, refuzojnë të banojnë brenda saj! Ata banojnë në komplekse vilash jashtë saj, në të aushtuquajturit fshatra turistikë (ose në vila të izoluara dhjetëra kilometra larg qendrës), perimetri i sipërfaqeve të të cilëve është i rrethuar me avllira dhe me sisteme vëzhgimi nga më modernët, me hyrje kryesore ku qëndrojnë të statcionuar lloj-lloj të ashtuquajturish policë privatë, të cilët, kanë për detyrë të mbajnë shënim se kush hyn e del në ato territore, funksion tipik si ai ish-Sigurimit, që monitoronte dhe kryente sigurimin fizik të ish-Bllokut të udhëheqjes titisto-staliniste-mao ce dun-iste. Tashmë, kjo pari politiko-ekonomike sunduese, e korruptuar dhe e kriminalizuar në çdo qelizë të saj, pasi i shteroi mirë e mirë të tëra mundësitë për pushtim e betonim sheshesh dhe hapësirash publike në të gjorën Tiranë, i ka vënë syrin dhe do të rrapaqosë njërën prej hapësirave të pakta publike që i ka mbetur këtij qyteti, asaj që gjendet mbrapa Pallatit të Kulturës, në të cilën, do të ndërtojë një kullë gjigande, e cila prej tyre është pagëzuar në gjuhën angleze “Mount of Tirana”, ose e thënë në shqip (gjuhë të cilën ata e urrejnë dhe përçmojnë gjer në neveri), Mali i Tiranës. Shtrohet pyetja: përse i duhet qytetarisë së Tiranës një mal në mes të qytetit (dhe jo një mal do si kudo, por një mal beton-armeje, me rrënjë dhjetëra metëra nën tokë, dhe me shpate e kreshta qindëra metra mbi tokë), kur ata e kanë një mal, që quhet Mali i Dajtit, mal natyror, që ofron të mira të pafundme për shëndetin e qytetarisë tiranase? E thjeshtë fare. Mali nuk i duhet qytetarisë tiranase, por i duhet klasës politike sunduese, e cila, nëpërmjet ndërtimit të “Mount of Tirana” do të kryhejë procese tejet të kolavitura finaciare që lidhen me pastrimin e parave të tregtirave të drogërave, të shfrytëzimit të grave dhe vajzave për prostitucion, të korrupsionit galopant që gëlon në çdo qelizë të shtetit shqiptar, i cili, ka arritur t’u zhvatë shqiptarëve miliarda $ nga buxheti i shtetit, para të cilat flenë nëpër parajsa fiskale, por, këto kohët e fundit, as atje nuk ndihen më të sigurta, dhe kësisoj, kriptokriminelët ordinerë të lartpërmendur, kanë menduar t’i pastrojnë duke ndërtuar në mes të Tiranës “Mutin e Tiranës”, më ndjeni, desha të them, “Mount of Tirana”. Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page