top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

MPJ E MAQEDONISË: NE I RESPEKTOJMË PLOTËSISHT OBLIGIMET NGA MARRËVESHJA E PRESPËS.

Shkup, Maqedonia e Veriut | Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i respekton plotësisht obligimet që ka marrë nga marrëveshjet ndërkombëtare që i ka nënshkruar Republika e Maqedonisë së Veriut, përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës”, ​​thuhet në njoftimin e Ministrisë së MV-ut.

 

Në të njëjtin njoftim theksohet gjithashtu se zbatimi i Marrëveshjes së Prespës “përbën obligim për të dyja palët”.

 

Në të njëjtën kohë, ne rikonfirmojmë gatishmërinë tonë për të përfituar nga të gjitha mundësitë që ofron Marrëveshja e Prespës për të forcuar më tej bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”, thuhet në njoftim.

 

Ne mbetemi plotësisht të përkushtuar në zbatimin e procesit të integrimit europian, duke i kompletuar dhe përmirësuar në vazhdimësi reformat që janë iniciuar për integrim në BE, si prioriteti ynë kryesor në politikën e jashtme”, vijon Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

 

Paralajmërimi i kryeministrit grek Micotaqis (Mitsotakis) për Maqedoninë e Veriut: Të gjithë duhet të kuptojnë pasojat e veprimeve të tyre.

 

Kujtohet se njoftimi vjen pas deklaratave të kryeministrit Micotaqis (Mitsotakis) nga Brukseli se si presidenti dhe kryeministri në detyrë (i Maqedonisë së Veriut) janë në fakt në shkelje të drejtpërdrejtë të Marrëveshjes së Prespës, duke injoruar në praktikë erga omnes dhe duke zgjedhur të përdorin një emër tjetër, përtej emrit të përcaktuar me kushtetutë të vendit, për përdorim të brendshëm, i cili është krejtësisht në kundërshtim me frymën e Marrëveshjes së Prespës.

 

E kam bërë absolutisht të qartë se nëse Shkupi këmbëngul në këtë linjë, në thelb do ta bëjë jashtëzakonisht të vështirë - nëse jo praktikisht të anulojë - çdo proces të konvergjencës së menjëhershme me familjen evropiane”, tha z. Micotaqis (Mitsotakis).

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page