top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MOZAMBIK: KRYENGRITËSIT XHIHADISTË REKRUTUAN FËMIJË SI USHTARË NË SULMIN NDAJ MAKOMIAS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 16, 2024
  • 2 min read

Makomia, Mozambik | Grupi xhihadist Al Shabaab (të mos ngatërrohet me grupin somalez me të njëjtin emër), i lidhur me Shtetin Islamik, përdori ushtarë fëmijë për të sulmuar dhe plaçkitur qytetin e Makomias (Macomia), në provincën e Kabo Delegados (Cabo Delgado).

 

Kjo u denoncua nga një raport i publikuar sot nga organizata jo qeveritare Hjum Raits Uoç (Human Rights Watch) (HRW), sipas së cilës fëmijë me moshë 13 vjeç hynë në Makomia më 10 maj 2024, duke plaçkitur magazina dhe dyqane dhe duke shkaktuar luftime të ashpra me forcat e armatosura të Mozambikut.

 

Sipas raportit, i cili citon dhjetëra banorë dhe punonjës të ndihmës, mes luftëtarëve ishin dhjetëra djem që mbanin rripa municionesh dhe armë automatike sulmi të tipit Ak-47 (Kalashinkov).

 

Përdorimi i fëmijëve si ushtarë nga grupi i armatosur Al Shabaab është mizor, i paligjshëm dhe vetëm sa shton tmerret e konfliktit të Kabo Delgados”, tha znj. Zenaida Machado, studiuese e HRW.

 

Al Shabaab duhet të lirojë menjëherë të gjithë fëmijët në radhët e tij dhe të ndalojë çdo rekrutim të mëtejshëm”, shtoi ajo.

 

Pamjet e parë nga HRW, dhe tani të shpërndara gjerësisht në mediat sociale, duket se tregojnë disa nga luftëtarët - duke përfshirë një fëmijë - duke mbajtur armë dhe duke lëvizur lirshëm pranë një tregu lokal.

 

Sipas dëshmitarëve dhe raporteve të medias, një grup i dytë u angazhua në luftime kundër trupave të përbashkëta të ushtrisë afrikano-jugore dhe mozambike të stacionuara në qytet, ndërsa një grup i tretë bllokoi rrugën kryesore për në Makomia, ku dyshohet se u zunë pritë automjeteve ushtarake që mbanin trupa afrikano-jugore që shërbenin me forcat e Misionit të Komunitetit të Zhvillimit të Afrikës Jugore në Mozambik (Samim), i vendosur në muajin korrik të vitit 2021 për të kundërshtuar ofensivën xhihadiste në Kabo Delgado.

 

Presidenti Filipe Niusi (Nyusi) konfirmoi sulmin, i cili ndodhi në një zonë të kontrolluar më parë nga misioni Samim, i cili gradualisht po tërhiqet nga vendi përpara afatit të korrikut.

 

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), më shumë se 700 njerëz janë larguar nga luftimet në Makomia, të cilat filluan më 10 maj dhe vazhduan deri më 12 maj 2024.

 

Sipas njoftimeve të shtypit dhe pamjeve të shpërndara në internet, të paktën 10 persona - kryesisht ushtarë - u vranë në përleshjet.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 

Recent Posts

See All

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page