MOSKË: U VRA ME SHPËRTHIM ZV/DREJTORI I DREJTORISË KRYESORE TË OPERACIONEVE NË SHTABIN E PËRGJITHSHËM TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË FEDERATËS RUSE JAROSLAV (YAROSLAV) MOSKALIK.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 25
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | “Oficeri i lartë rus Jaroslav (Yaroslav) Moskalik mbeti i vdekur pas një shpërthimi që ndodhi në një automjet të parkuar në qytezën Balashikha, në rajonin e Moskës”.
Kështu raportojnë mediat ruse “Mash” dhe “Shot”.
Viktima shërbente si zv/drejtor i Drejtorisë Kryesore të Operacioneve në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse.
Komiteti Hetues i Rusisë (autoriteti kryesor federal hetimor) ka konfirmuar zyrtarisht se gjenerali Moskalik ka vdekur si pasojë e shpërthimit.
Zëdhënësja e Komitetit, Svetlana Petrenko tha se: “Një Volkswagen Golf shpërtheu pasi shpërtheu një pajisje shpërthyese e improvizuar e mbushur me fishekë”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments