top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MOSKË | GJENERALI FANIL SARVAROV (KREU I DEPARTAMENTIT TË TRAJNIMIT OPERACIONAL TË SHTABIT TË PËRGJITHSHËM RUS) U BË OBJEKT SULMI ME AUTOBOMBË; VDIQ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 22, 2025
  • 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Një pajisje e vendosur nën shasinë e një makine u shpërtheu mëngjesin e 22 dhjetorit (...) në Moskë dhe Gjenerali Fanil Sarvarov, kreu i Departamentit të Trajnimit Operacional të Shtabit të Përgjithshëm Rus, vdiq nga plagët e marra”.


Kështu raporton agjencia ruse e lajmeve “Tass”, duke cituar znj. Svetlata Petrenko, zëdhënëse e Komitetit Hetimor Rus, e cila, shtoi se autoritetet dyshojnë për përfshirjen e shërbimeve të inteligjencës ukrainase në sulm.


Pak më parë, kishin dalë raportime për një shpërthim makine në oborrin e një ndërtese në Moskën jugore.


Hetuesit rusë, po vlerësojnë disa teori rreth vrasjes, njëra prej të cilave sugjeron se sulmi u organizua nga shërbimet speciale ukrainase”, tha agjencia ruse e lajmeve “Tass”.


Një hetim është duke u zhvilluar në vendin e shpërthimit. Dëshmitarët okularë po merren në pyetje dhe pamjet e kamerave të sigurisë po shqyrtohen”, tha znj. Petrenko, zëdhënëse e Komitetit Hetues.


Ushtaraku i vrarë, Fanil Sarvarov, 56 vjeç, drejtor i departamentit të trajnimit operativ të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, iu dha grada e gjeneral-lejtënantit nga vetë Presidenti Vladimir Putin në muajin maj të vitit 2024”, agjencia ruse e lajmeve “Tass”.

Gjenerali Fanil Sarvarov
Gjenerali Fanil Sarvarov

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page